Telegrafi

Episodi i tretë i “Mytma Beatin” prezanton talentët e rinj nga Gjakova

Emisioni i ri i hip-hopit “Mytma Beatin” për disa javë radhazi ka zënë një vend të veçantë në ekranet tona.

Programi, i cili ka për qëllim promovimin e artistëve të rinj, tanimë transmetohet çdo të shtunë në orën 23:00 në RTV Dukagjini dhe në platformat e tyre zyrtare.

Në episodin e tretë të ditë së sotme nën moderimin e Ylber Kelmendit, janë prezantuar edhe artistët e rinj pjesëmarrës.

Ylber Kelmendi (Foto: Facebook)

Ilir Nimani nga Peja, Besnik Rexhepi nga Gjilani, Festim Berisha nga Drenas, Triblla nga Prishtina, Anjeza Vokshi nga Gjakova, Olti Berisha nga Prishtina, – janë disa nga reperët që u prezantuan përpara fillimit të emisionit duke qenë se promovohen nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mytma Beatin

Kësaj radhe është shfaqur nga qyteti i Gjakovës dhe janë prezantuar artistët si: Ace Yah Denis, Çambeh & Alb, Anjeza, Ago, OSS dhe Adi.

Yjet e rinj kanë shfaqur talentin e tyre meqenëse i është ofruar një mundësi mjaft e mirë nga ana e këtij programi të veçantë.

Episodi i tretë i “Mytma Beatin” (Foto: Facebook)

Në pjesën e dytë është realizuar një intervistë me reperen e re nga Gjakova të quajtur, Anjeza Vokshi.

Ajo ka treguar më shumë për fillimin e karrierës, përkrahjen që ka pasur dhe mes tjerash ka folur edhe për tregun muzikor.

Anjeza shfaqet e mahnitshme duke bërë ‘freestyle’, gjersa zbuloi më shumë për veten e saj me performancën e këndimit one-take.

Anjeza Vokshi në “Mytma Beatin” (Foto: Facebook)

Në pjesën e tretë të emisionit “Fight for the mic” ka prezantuar tre reperë të rinj në studion e tyre muzikore në Gjakovë: Adin, Agonin dhe Osin.

Secili ka vënë në dukje talentin e tij teksa kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme në studion e tyre.

Adi, Agoni dhe Osi në “Mytma Beatin” (Foto: Facebook)

Rubrika e katërt apo në shfaqjen “Bloopers” janë paraqitur momentet më qesharake të videove të dërguara apo momentet interesante nga tereni.

Ky emision maratonik do të zgjasë për 12 javë, dhe fituesit të vendit të parë do t’i dhurohet si shpërblim një këngë dhe klip dhuratë nga produksioni i vet prodhimit të emisionit. /Telegrafi/