Është transmetuar edhe episodi i trembëdhjetë i emisionit “Metamorfoza”.
E ftuara e radhës ishte Valdetja nga Barileva, e cila vendosi të bënte disa ndryshime në dukjen e saj.
Kjo dëshirë iu plotësua nga autorja e emisionit, Suzana Mushkolaj, e cila falë vizitave në disa klinika, arriti t’i plotësojë dëshirën për ndryshimet e kërkuara në fytyrën e saj.
Më pas, ato u drejtuan drejt një prej butiqeve të Prishtinës, nga ku përzgjodhën veshjet me të cilat Valdetja do shfaqej në fund.
Dhe në përfundim të emisionit, Suzana i prezantoi Valdetes para pasqyrës magjike ndryshimin që kishte përjetuar.
Edhe vet protagonistja e emisionit ngeli e habitur me ndryshimin e saj, por që buzëqeshja në fytyr, e tregonte më së miri lumturinë që ka përjetuar me ndryshimet e reja në dukjen e saj. /Telegrafi/