Site icon Telegrafi

Episodi më i ri i serialit Schengen Visa, “Anger Management”

Në faqen e GjirafaVideo u lansua episodi më i ri i Schengen Visa i quajtur “Anger Management”. Schengen Visa vazhdon të argëtojë publikun me personazhet e saj qesharake dhe ngjarjet e çuditshme.

“Anger Management” quhen seancat që psikologët i mbajnë me pacientë që kanë probleme ne nervozën dhe zemërimin. E këtë procedurë, në serialin e dashur Schengen Visa, e kryen Adil Psikologu, i cili merr përsipër Xhejmsin, pas terapisë për çifte me Lulën e Ibrën.

E pikërisht Ibra duket se ka probleme. Ai sheh ëndrra jo shumë të këndshme, ku Lulja dhe Adil Psikologu kishin shkuar në muaj të mjaltit së bashku.

Në anën tjetër, Basrija vazhdon të ketë probleme me memorie. Ai vazhdimisht njofton stafin me Norën, të dashurën e tij të re. Të dy tani punojnë si mjeshtër në ambasadë, të veshur me kostume të Marios dhe Luigjit.

E Lirija dhe Nëntori vazhdojnë të kenë problemet e tyre të zakonshme. Nëntori tregon se si e ka vendosë Lirinë në shpallje në Gjirafë, në sektorin e veturave.

Seriali Schengen Visa, me episodin e fundit “Anger Managemanet” ka arritur në episodin e 48 në total, gjë që tregon pëlqyeshmërinë e madhe nga publiku.

Episodin “Anger Management” mund ta ndiqni më poshtë, apo në faqen e GjirafaVideo.

Exit mobile version