Telegrafi

Episodi i ri i serialit “Rrushe” vjen në gjirafaVideo

Episodi i shtatëmbëdhjetë i serialit vendor “Rrushe” është publikuar në gjirafaVideo. Ky episod karakterizohet me shumë dinamikë e shumë tension.

“Rrushe” po vazhdon të na ofrojë atë cfarë kishte premtuar: dramë, krim dhe ndodhi të papritura. Episodi i ri, një episod i vështirë për t’u përballuar, por aq sa i vështirë edhe i mrekullueshëm, na vendosë Vesa Pirullin dhe Berat Hotin në qendër të vëmendjes.

Të dy këto personazhe ballafaqohen me momente vendimtare, të cilat duket se fundin e sezonit do ta sjellin në një kulminacion të paparë.

Fati i Vesës dhe i Beratit, vështirësitë e Mentorit, Meritës dhe Armendit. Takimi i Sadik Hotit me armikun e tij Faruk Pirullin, dhe një moment drithërues në fund, e bëjnë këtë episodë të jashtëzakonshme.

Ndiqni episodin e ri të “Rrushe” më poshtë.