Telegrafi

Episodi i ri “Schengen Visa”, shfaqet kadeti i kuq i Axhës Basri

“Schengen Visa” çdo të diel po sjell episode më të mira dhe secili episod po e kalon tjetrin sa i përket shikueshmërisë. Sonte ka dalë episodi i tetë, me të cilin do të qeshni shumë.

Për herë të parë në jetë, Xhemajli shefi është zgjuar i mirë, i proceson pagat para kohe, ia kthen kuletën një kalimtari.

Në anën tjetër, AxhiBasri e shtyn kadetin prej Sllatinës se ka mbetur pa naftë. Ibra flet me femrën e tij të re në prezencë të Lules.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Dhe në fund Xhemajli vendos t’i dërgojë në Turqi në deti, mirëpo a do t’i dërgoj të gjithë apo vetëm disa – shikoni episodin e ri.

Seriali i famshëm “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në platformën GjirafaVideo.com.