Telegrafi

Episodi i ri “Schengen Visa”: Një ‘hallakamë’ e tillë nuk ka ndodhur më herët

Sezoni i ri i serialit të famshëm “Schengen Visa” ka filluar dhe shfaqet vetëm online në platformën GjirafaVideo.com çdo të diel prej ora 20:00.

Në këtë episod, i cili titullohet “Wolkome to Ambasadë”, bëhet hapja e ambasadës së re dhe të ftuar janë ambasadorët, mirëpo asgjë nuk shkon siç duhet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Ibrahimi me Lulen gjenden në situatë shumë të papërshtatshme, Liria me Emën duke shikuar ‘fall’, Axhi Basri keqkuptohet nga ambasadorët për shkak që e ka bërë një shok të çuditshëm dhe normalisht për fund, Xhejmsi çmendet.

Se a e pret shiritin e kuq Xhejmsi apo dikush tjetër, shikojeni episodin e plotë më poshtë.