Site icon Telegrafi

Episodi i ri “Schengen Visa”, “Kërkohet një mash-kull”: Axhi Basri dhe Liria bashkë?

Pas një jave pushimi në Turqi, personazhet e serialit “Schengen Visa” kthehen në ambasadë dhe vazhdojnë pështjellimet e tyre të përditshme.

Ky serial çdoherë e më shumë po shikohet, sepse në secilin episod sjell storie super qesharake.

Në këtë episod, Nëntori nuk mund ta shikojë Tetën Digimon në sy, pas asaj që ka parë në Turqi. Lulja vazhdon “t’ia shtrojë zullumin” Ibrës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Ema i kërkon Xhejmsit ta njoftojë me të shtëpisë, kurse Liria mundohet t’ia sillë të vetmit mashkull që i ka ngelur në ambasadë, Axhit Basri. Por, nëse dëshironi të mësoni se çka ndodh aty, shikoni episodin e plotë më poshtë.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në platformën GjirafaVideo.com.

Exit mobile version