Telegrafi

Episodi i ri i Schengen Visa: Anëtarët e ambasadës kanë filluar të dëgjojnë zëra

Episodi i ri i Schengen Visa u lansua të premten për abonuesit e GjirafaPremium, ndërsa sonte sapo doli episodi në platformën GjirafaVideo, të cilën mund ta ndiqni tani.

Në episodin e ri të Schengen Visa, të titulluar “Zërat”, ekipi i ambasadës ka filluar të ndjejë pasojat e izolimit. Në episodin e kaluar pamë ambasadën, përmes idesë së Xhejmsit, duke tentuar të prodhojë pica. Kjo ide, edhe pse në fillim u duk që do të ketë sukses, nuk doli të jetë ashtu.

Xhejmsi, shefi i ambasadës, njihet për idetë e tij interesante për biznes. Tani, ambasada shihet duke tentuar të gjejë ide të re për të mbijetuar në këtë izolim, e për të nxjerrë rrogat e tyre.

Ibra, në anën tjetër ka filluar të ndikohet më së keqi nga izolimi. Ai ka filluar të flasë me orenditë e shtëpisë. E shohim duke folur me gjygyma e me shporet.

As Basria nuk i ka punët më mirë. Ai është mbyllur në banjo dhe ka filluar të flasë me tushin e të dëgjojë zëra. Nora tenton ta nxjerrë atë nga banjo, por pa sukses.

Xhejmsi sheh në ëndërr nënën e tij, por se si zhvillohet kjo ngjarje, ju lëmë të shikoni episodin e ri të Schengen Visa, të quajtur “Zërat”.

Schengen Visa në sezonin e ri ka arritur sukses të madh, si në shikueshmëri, ashtu edhe në pëlqim nga audienca. Episodi i ri i lansuar sonte në GjirafaVideo është episodi i 53-të në total i serialit Schengen Visa.

Episodin “Zërat” mund ta shikoni në GjirafaVideo, duke klikuar këtu.