Seriali “Rrushe” rikthehet të dielën me një episod tjetër fantastik. Pas episodit dramatik që u shfaq të dielën e kaluar, këtë fundjavë pritet edhe një episod tjetër interesant.
Drama dhe emocioni që përfshinë episodin e trembëdhjetë të serialit vendor Rrushe lanë publikun të magjepsur dhe të shokuar. Vesa Pirulli zbulon fotografitë ku shihet xhaxhai i saj Agim Pirulli. E bindur se ai është vrasësi i Arbenit dhe personave tjerë, Vesa denoncon Agimin në polici.
Kjo rezulton në arrestimin e tij. Mirëpo, derisa kjo ngjarje po ndodhte, Armend Pirulli zbulon të vërtetën e ndodhisë së tij me shokun e ngushtë Arsimin. Këtë ndodhi ai e zbulon tek nëna e Arsimit, Besa Zeneli.
Ndodhitë e episodit të trembëdhjetë, bashkë me shumë ndodhi nga episodet e kaluara, do të sjellin një episod tjetër të mrekullueshëm të serialit dramë-krim Rrushe.
Pra, këtë të diel, duke filluar nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe duke vazhduar nga ora 21:00 në gjirafaVideo, ju mund ta ndiqni episodin më të ri të Rrushe.
Promoja e episodit të katërmbëdhjetë u publikua në gjirafaVideo dhe atë mund ta shikoni më poshtë.