Telegrafi

Episodi më i mirë i “Schengen Visa”: Vdes Nëntor Elshani

Gjatë tërë javës, GjirafaVideo ka paralajmëruar që po vjen një episod shumë i veçantë dhe ashtu doli. Shikuesit besnikë të serialit “Schengen Visa” po e cilësojnë si më i miri deri më tani.

Episodi fillon me përgatitjen për dasmën e Nëntorit, i cili po martohet pa dëshirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Axhi Basri kujdeset që ta zbukurojë kadetin sa më mirë. Lulja, Liria dhe Ema rregullohen bëhen super femra, mirëpo asgjë nuk shkon sipas planit.

Nëntori edhe këtë herë është i pafat dhe para se të vijë nusja shkon të flasë me pelën për herë të fundit dhe i ndodh rasti i njejtë çka i ka ndodhë Rexhës.

Nuk mund ta keni idenë se çka ndodh deri në fund, andaj shikojeni episodin e plotë më poshtë.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com.