Telegrafi

Episodi i dytë i serialit Rrushe – ndodhi të papritura në serialin dramë-krim

Seriali më i ri i quajtur Rrushe, na solli zhvillime të mëdha në episodin e dytë. Këto zhvillime duket se janë vetëm fillimi i një kaosi që pritet ta përmbledhë Familjën Pirulli dhe akterët tjerë të serialit.

Të dielën që shkoi, seriali Rrushe erdhi me episodin e dytë, episod ky që na solli përgjigje të shumta, e na krijoi pyetje të reja.

Episodi fillon me Vesa Pirullin, e cila del nga stacioni i Policisë, mirëpo pa lajme të mira. Arbeni është i zhdukur, vetura e tij është gjetur e hapur, e këpuca e tij në rrugë. Shpresat e Vesës qëndrojnë në netët e mbushura me alkohol, që Arbeni i kishte të zakonshme.

Mirëpo, seriali bën një kthesë të rëndë dramatike, kur kuptohet se Arbeni është i lidhur, i gjakosur, e i mbajtur peng në një vend të errët.

Derisa fotot janë te Vesa, e cila nuk ka dijeni për to, është Arbeni që e pëson, duke mbajtur besnikërinë deri në fund.
Në episodin e dytë na shfaqet një personazh i ri, ai i Inspektore Temaj, i luajtur nga aktorja Arta Muçaj, e cila duket se do të jetë personazh shumë i rëndësishëm në zbulimin e të vërtetës. Ndërsa e vërteta duket se fillon pikërisht me Vesa Pirullin.

Seriali Rrushe vazhdon këtë të diel, me episodin e tretë, nga ora 20:00 në T7, si dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Episodin e dytë të Rrushe mund ta shikoni më poshtë.