Telegrafi

Episodi i dhjetë i “Rrushe” sjellë kulminacionin e serialit – ndiqni promon e re

Në promon e episodit të dhjetë të serialit vendor Rrushe, shohim disa momente shumë dramatike, që duket se do ta sjellin serialin në pikën kulmore.

Të dielën, nga ora 20:00 në kanalin T7, si dhe nga ora 21:00 në GjirafaVideo, shfaqet episodi i dhjetë i serialit dramë-krim Rrushe. Pas një episode fantastike javën që lamë pas, këtë javë duket që emocionet do të vazhdojnë edhe në episodin e radhës.

Tradhëtia, lufta, e dhimbja do ta përshkruajnë këtë episod, i cili definitivisht se nuk do t’iu zhgënjejë.

Si do të rrjedhë ngjarja me Lëvizjen Qëndresa? Çfarë do të zbulojë Vesa Pirulli? Cili është misioni i Dinorës? Këto pyetje, si dhe shumë pyetje tjera, do të gjejnë përgjigje nga episodi i dhjetë, e tutje.

Ndiqni promon e episodit të dhjetë të Rrushe më poshtë, ndërsa të dielën bëhuni gati për një super episod.