Episodi 84-të i emisionit “7 Ditë me Panxhën” fokusohet në disa nga çështjet aktuale në sfidat ekonomike të vendit.
Në këtë episod, Arben Mustafa që është koordinator i Departamentit për Financa në Këshillin për Qeverisje të Mirë në PDK, do të jetë mysafiri i parë për të diskutuar për politikat dhe sfidat që Kosova po përjeton në rrafshin ekonomik.
Po ashtu, do të trajtohen çmimet e karbonit dhe ndikimin e tyre në koston e eksporteve të Kosovës.
Ekspertë të fushës do të analizojnë sfidat e ndërkombëtare dhe ndryshimet që vijnë me politikat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndikimin e tyre lidhur me këtë temë.
Pjesa tjetër e emisionit i kushtohet problemit me qeset e plastikës në Kosovës, ku fillimisht Kujtim Gjevori, drejtor ekzekutiv i kompanisë Scampa flet për ndikimin e mundshëm të largimit të tyre.
Në fund, do të trajtohet mos-pagesa për qeset e plastikës në territorin e Kosovës dhe heshtjes së Ministrisë së Mjedisit ndaj kësaj çështjeje.
Prandaj, të premten nga ora 20:45 në Klan Kosova dhe në YouTube do të transmetohet emisioni “7 Ditë me Panxhën”.