Emisioni “7 Ditë me Panxhën”, për episodin të 40-të ka prekur tema të larmishme e interesante për ekonominë e Kosovës.
Për disa kompani kosovare është vështirësuar transporti ndërkombëtar i mallrave duke çuar kështu në bllokimin e tregtisë. Për të shtjelluar këtë problem, ekipi i “7 Ditë me Panxhën”, ka përgatitur një storie.
Episodi vazhdon me një storie për profesionet të cilat pritën që të jenë më të kërkuara në vitin 2022.
Ndërsa, në pjesën e dytë të emisionit trajtohet një temë tjetër. Frutat e imëta po shihen si potencial eksporti drejt tregjeve evropiane. Në lidhje më këtë, emisioni “7 Ditë me Panxhën”, ka nxjerrë disa të dhëna për eksportin, hektarët e mbjellë, çmimet e disa prej frutave të imta. Po ashtu, është përgatitur edhe një storie më e zgjeruar rreth kësaj. Kurse, në studio është bashkëbiseduar me Bashkim Osmanin, drejtor ekzekutiv në Laberion.
Prandaj, sonte prej orës 20:45, “7 Ditë me Panxhën” ju pret në Klan Kosova dhe në Youtube.