Site icon Telegrafi

Episodi 31-të i Schengen Visa: Shumë të qeshura dhe një mysafir special

Në episodin e ri të Schengen Visa të quajtur “Me la, me ly” përveç rasteve absurde dhe komike me aplikantë, shohim edhe një fytyrë të njohur të muzikës hip-hop.

Ballafaqimet e zakonshme në ambasadë për punëtorët e Schengen Visa, e të jashtzakonshme për publikun, rikthehen me episodin më të ri, e shumë qesharak e të dashur.

Si gjithmonë, Lulja e Ibra presin aplikantët, ndërsa Basrija pacientët. Nëntori vazhdon të ketë probleme me Lirijën, por edhe me një aplikant që nuk dëgjon mirë. Madje këtë të fundit e detyron t’i vërsulet për ta rrahur, ku vetëm ndihma e Ibrës e shpëton.

Në anën tjetër shohim shumë aplikantë me problemet e tyre, ndër ta edhe i ftuari special i kësaj episode.

Njëri dëshiron të shkojë në Paris për t’u fotografuar me dikë të famshëm, tjetri drejtohet te Basrija se ka probleme me rënie të flokëve, ndërsa njëri djersitet gjatë gjithë kohës, në tërë trupin (përveç themrrës).

Një vajzë aplikon për vizë në mënyrë që të marrë pjesë në Miss Universe, edhe pse nuk duket aq e kthjellët për një garë të tillë.

Në fund shohim një nënë e cila i ankohet Basrisë se vajza nuk po flet dhe nuk po dëgjon, gjersa vajza e saj mban kokën dhe sytë në telefonin e saj, duke e injoruar edhe nënën edhe Basrinë.

Për ta zbuluar të ftuarin dhe si zhvillohen ngjarjet e kësaj episode, klikoni më poshtë ose hyni në GjirafaVideo.

Exit mobile version