Site icon Telegrafi

Episodi i 25-të i “Metamorfozës” sjell ndryshimin e Florës

(Foto: Instagram/Suzana_Mushkolaj)

Është transmetuar edhe episodi i 25-të i emisionit “Metamorfoza” nga Suzana Mushkolaj.

Për të bërë ndryshimin e saj të shumëdëshiruar, protagoniste e emisionit kësaj radhe ishte Flora, një amvise 32-vjeçare nga Prishtina.

E njëjta fillimisht u drejtua për në një klinikë dhëmbësh, ku pas një trajtimi dhe këshillimi me dentistin, ajo fitoi një tjetër pamje dhe njohuri rreth shëndetit oral.

Vizitat më pas vazhduan në një qendër tjetër estetike, ku kësaj radhe Flora do të aplikonte vetullat ‘tatoo’, kjo për shkak të një anomalie në vetulla, e cila i shkaktonte mungesë të qimeve.

Tretmanët për lëkurën ishin gjithashtu pjesë e emisionit të 25-të të “Metamorfozës”. E shoqëruar nga Suzana, Flora bëri ndryshimet e shumë-dëshiruara në lëkurë.

Më pas, ato vazhduan drejt një prej butikëve më të njohur në Prishtinë, ku do të përzgjidhnin veshjet me të cilat Flora do të bënte prezantimin e saj në fund.

Dhe për ndryshimin final, ato vizituan parukierin Kaci dhe grimeren Sellma, të cilët i dhanë një pamje krejt tjetër sa i përket flokëve dhe grimit.

Në fund, Flora ndihej vërtet e befasuar përball pasqyrës, ku pa ndryshimin e saj përfundimtar, të arritur falë punës së stafit të emisionit “Metamorfoza”, dhe në veçanti moderatores së njohur, Suzana Mushkolaj.

Exit mobile version