Site icon Telegrafi

Episodi 17-të i serialit “Rrushe”, me ekstreme të emocioneve

Duke ecur drejt kulmit të ndodhive dhe poashtu episodeve të sezonit të parë të këtij seriali, episodi i shtatëmbëdhjetë solli plot emocione në ekranet tona. Në vazhdim gjeni pikat kryesore të këtij episodi.

Për ne, e vërteta e Lëvizjes Qëndresa dhe lidhshmëria e saj me te kaluaren e Faruk Pirullit ishte mjaft tronditëse, por Vesën me kuptimin e plotë të fjalës e rrëzoi për toke.

Faruku vazhdon dhe mundohet t’i fshehë pasojat e veprimeve të tij edhe në të tashmen, që komplikon gjërat edhe më shumë në takimin e tij të padëshiruar por të duhur për djalin e tij Agimin, në shtëpinë e Sadik Hotit i cili kërkon të dijë vendndodhjen e Dinorës.

Ndërkohë që Vesa e hospitalizuar pranon shërbimin e mjekëve emergjent, prindërit e saj Mentori dhe Merita nuk duket se po dalin t’ia arrijnë të mirëkuptohen me “shefat” e tyre të cilët kanë plane tjera për ta. Me të marrur vesh për gjendjen e Vesës, që të dy ikin pa asnjë fjalë për në spital duke lenë gojëhapur personat dhe në gjysmë takimet e tyre.

Inspektore Temaj kërkon nga oficer Gashi regjistrimet e kamerave që t’ua hedhë edhe vet një sy, që sipas Gashit janë të palexueshme nga kompjuteri. Ky i fundit me shumë hezitim dhe brengosje i sjell këto. Inspektorja përpos që sheh që disqet janë të lexueshme, sheh edhe përmbajtjen e tyre ku qartazi shihet Berati në to. Menjëherë niset për ne vendbanimin e Beratit me ekipin e saj mirëpo Beratin nuk e le fati në baltë dhe ikë për një fije floku. Në ikje, shkon dhe takon Dinin, nga i cili kërkon të dijë se ku gjendet Vesa.

Vesa zgjohet vrullshëm pas operimit të suksesshëm, sheh familjen rreth saj, i përkeqësohet gjendja drastikisht dhe kalon në gjendje Shock-u.

Episodi i shtatëmbëdhjetë i “Rrushe” përfundon me Sadik Hotin me armë në dorë, pas së shtënës së tij në drejtim të Agimit, Farukut dhe Beratit që erdhi në momentet e fundit.

Vazhdimësinë e këtyre ngjarjeve na i sjell episodi i tetëmbëdhjetë, që shfaqet këtë të diel.

Shikoni episodin 17-të të serialit ‘Rrushe’ më poshtë.

Exit mobile version