Site icon Telegrafi

Epilogu i dramës në shtëpinë e Chris Brown: Reperi i dorëzohet policisë (Foto/Video)

Policia e rrethoi shtëpinë e këngëtarit të njohur amerikan, Chris Brown, pasi që një femër ka kërkuar ndihmën e policisë.

Reperi është akuzuar se e kishte kërcënuar me armë Miss Kaliforninë, Baylee Curran dhe policia kishte arritur përreth shtëpisë së tij.

Ai ka qëndruar me orë të tëra brenda shtëpisë i rrethuar, por në fund është dorëzuar, raporton TMZ.

Lexo po ashtu Brown ia drejtoi armën një femre, polica rrethon shtëpinë e tij

Në konferencën për media, autoritetet kanë njoftuar se Brown është duke bashkëpunuar me policinë e Los Angelesit për zgjidhjen e këtij rasti.

Brown ka qëndruar i rrethuar me orë të tëra nga policia. (KTLA)

Gjatë kohës sa policia e kishte rrethuar në shtëpi, ai kishte bërë postime të shumta të videove në rrjetet sociale.

Kujtojmë që këngëtari e kishte sulmuar fizikisht edhe ish-të dashurën e tij, Rihanna, në vitin 2009. /Telegrafi/

Exit mobile version