Telegrafi

Epilogu i bisedimeve të sotshme: Formimi i Qeverisë Kalimtare deri në zgjedhje

Formimi i një qeverie kalimtare deri në zgjedhje, ishte tema kryesore e bisedimeve të sotme të grupeve punuese të partive politike në Përzhino, mëson “Meta” nga burime të ekipeve negociuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Todorov nga OBRM-PDUKM, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Imer Aliu i PDSH-së dhe Artan Grubi nga BDI do të diskutojnë edhe për Listën zgjedhore dhe për reformat në media.

Siç mësohet, të gjitha katër partitë politike ranë dakord që mos të ketë listë të tretë zgjedhore për 40 mijë votuesit fiktiv, por së pari të vërtetohet me inspektimin në terren dhe pastaj me vetëparaqitje në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu mësohet se është refuzuar ideja për një qeveri ‘ad-hock’ e cila duhet të formohet para zgjedhjeve për rregullimin e mediave, të cilat, sipas burimeve, mbetet çështje më e hidhur e negociatave.

Në takim, përveç përfaqësuesve të partive politike, morën pjesë ambasadori amerikan Jess Bailey dhe euroambasadori Orav. /Telegrafi/