Telegrafi

Epilepsia dhe migrena janë të lidhura gjenetikisht

Shkencëtarët nga Universiteti Columbia në New York kanë analizuar më shumë se 500 familje, të cilat në familjen e ngushtë kanë dy ose më shumë kushërinj që kanë epilepsi. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që gjenet e njëjta shkaktojnë edhe epilepsinë dhe migrenën.

Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim do të ndihmojë në krijimin e terapive të reja. Disa hulumtime të mëhershme tashmë kanë treguar që personat që vuajnë nga epilepsia kanë rrezik të rritur për të pasur migrenë, por nuk ka qenë e njohur nëse shkaku ishte gjenetik.

Ky hulumtim ka treguar që personat të cilët në farefisin e afërm kanë tre apo më shumë raste të epilepsisë, kanë dy herë rrezik më të madh për të pasur format më të rënda të migrenës. Këto dhimbje të rënda të kokës i përcjellin edhe simptomat e tjera, si humbja e parakohshme e shikimit, problemet me të folur dhe mpirja e muskujve facialë.

"Hulumtimi ynë ka treguar bazë të fortë gjenetike për migrenë dhe epilepsi, sepse rreziku nga paraqitja e migrenës është rritur vetëm tek njerëzit tek të cilët dikush nga farefisi i afërm ka pasur epilepsi", ka thënë dr. Melodie Winawer. Winawer po ashtu ka theksuar edhe që hulumtimet e mëtejshme do të përmirësojnë shumë kualitetin e jetës së personave me epilepsi.

Gjatë hulumtimit janë përdorur të dhënat nga 27 qendra klinike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Argjentinë, Australi dhe Zelandë të Re.
/Telegrafi/