Muhamed Ali, i cili vdiq sot në moshën 74 vjeçare, njihet si tri herë kampion i botës në boks – por ai ishte definitivisht më shumë se sa një bokser.
Muhamed Ali ka shpëtuar më parë një person nga vetvrasja duke e bindur atë të mos kërcejë nga një ndërtesë.
Teksa personi i gjinisë mashkullore po kërcënonte të hidhej nga kati i nëntë i një ndërtese të lartë, Muhamed Ali ishte aty pari dhe vullnetarisht u afrua që të flasë me të.
Ali u shfaq në dritare pranë personit në fjalë, duke i thënë: “Jam vëllai yt, dua që të ndihmoj”.
Kur personim e pa që i është afruar legjenda Muhamed Ali, ai ia lejoi që të bisedojë me të.
Për 20 minuta mjaft të tensionuara dhe dramatike, Muhamed Ali bindi personin në fjalë që të largohet dhe të shkojë poshtë e të mos hidhet nga ndërtesa.
Kur gjithçka mbaroi, Ali deklaroi më vonë se e ka parë personin pas bisedës duke qarë.
Personi në fjalë u dërgua në spitalin psikiatrik për veteranë, ku Ali i premtoi se do ta vizitonte gjatë javës, shkruan Telegrafi.
Vdekja e Muhamed Aliut u konfirmua nga familja e tëij të shtunën.
Ai luftoi me sëmundjen e Parkinsonit për më shumë se 30 vjet dhe u pranua në një spital në Arizona të Phoenixit në gjendje të vështirë të frymëmarrjes.
Funerali do të mbahet në shtëpinë e tij në vendlinjen Louisville të Kentuckyt. /Telegrafi/
https://youtu.be/SV75aFzC1aQ