Site icon Telegrafi

Epidemiologu serb, Kon: Beogradi bombë e vërtetë e coronavirusit

Duke folur për RTS-in në lidhje me situatën epidemiologjike në të COVID-19 në Serbi, epidemiologu Predrag Kon tha se e vetmja gjë që mund të thuhet është se kurba është stabilizuar.

Serbia në ditët e fundit ka pasur një numër të madh të rasteve të infektuarve në saje edhe të lehtësimit të masave.

“Ne po i afrohemi fundit dhe veçmas e theksoj në Beograd. Ai është, kam thënë disa herë, një bombë e vërtetë epidemike sepse ka një numër të madh vendesh ku coronavirusi papritmas mund të fillojë të transmetohet”, pohoi fillimisht doktori, transmeton Telegrafi.

“Unë apeloj së pari të respektohen masat dhe nga ana tjetër, kërkojë përfshirjen e të gjitha organeve që duhet të kontrollojnë nëse masat zbatohen”, tha Kon.

Përkundër faktit se ai mendon se mbledhja e një numri të madh të njerëzve në stadium ishte një gabim, ai tregoi se 502 rastet e reja në Beograd shkaktar janë edhe tifozët që ishin të pranishëm në derbin mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, ku 13 prej tyre rezultuan pozitivë me COVID-19.

Ndryshe, Serbia ka konfirmuar 22852 raste me coronavirus dhe kanë ndërruar jetë 518 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version