Site icon Telegrafi

Epidemiologu italian thotë se efektet e coronavirusit ndryshojnë nga grupet etnike

Italia, vendi që e ka pësuar më keq nga virusi, ka shënuar 6,820 viktima deri më tani – vendi është vendosur në bllokim të zgjatur në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e infeksioneve të coronavirusit. Mirëpo, pse është goditur kaq keq nga kjo pandemi?

Pierluigi Cocco një epidemiolog italian, ka thënë për BBC, se megjithëse është ende herët, ekzistojnë një mori arsyesh.

“E para, sëmundja mund të jetë gjenetike”, thotë ai, duke thënë se efektet e virusit “mund të ndryshojnë në të gjitha grupet etnike, si dhe individët”.

“Disa mund të mbartin virusin pa ndonjë simptomë, dhe të tjerët vdesin shpejt, me një gamë të tërë të ashpërsisë”, thotë ai.

Ai shton se Italia është një ndër shtetet me popullsinë më të vjetër në botë, dhe të moshuarit janë përgjithësisht më të ndjeshëm për të hasur në pasoja më serioze pasi të infektohen.

Ka edhe faktorë të tjerë kontribues, sipas tij, siç është qëndrimi kulturor dhe shoqëror i italianëve.

“Italianët parapëlqejnë të takohen në grupe të mëdha dhe të shkëmbejnë shenja dashurie me njëri-tjetrin. Familjet gjithashtu mbesin të njohur me breza, që shpesh shoqërohen së bashku”, ka thënë Cocco.

Përveç kësaj një arsye e mundshme e vdekshmërisë së lartë në veri, mund të jetë edhe ndotja e ajrit.

“Nivelet e veprimtarisë industriale në atë zonë, shoqëruar me trafikun urban dhe veçoritë klimatike të “Luginës së Po”, keqësojnë ndotjen e ajrit, duke rritur kështu përhapjen e sëmundjeve që i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj efekteve të Covid-19″, ka thënë ai ndër tjerash./Telegrafi/

Exit mobile version