Mjekët dhe epidemiologët kanë reaguar ndaj komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, pasi sugjeroi, nëse coronavirusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues në trup.
Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten, edhe ekspozimi i jashtëm mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.
“Trump është absolutisht gabim”, shkruan në Twitter, Dr.Eugene Gu.
“Clorox, Tide Pods dhe Lysol mund ta vrasin coronavirusin. Por nëse jeni i infektuar atëherë coronavirusi është brenda qelizave tuaja. Nëse përdorni ndonjë prej këtyre dezinfektuesve për ta vrarë coronavirusin në qeliza tuaja, atëherë do të vdisni së bashku me virusin”, ka shkruar ajo.
Trump po fliste në konferencën e përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pas një diskutimi mbi punën e studiuesve të qeverisë për efektin e nxehtësisë dhe rrezet e diellit në coronavirus.
“A ka ndonjë mënyrë që ne mund të bëjmë diçka të tillë me injeksion, brenda, ose pothuajse një pastrim? Do të ishte interesante të mendosh këtë ide”, tha Trump./Telegrafi/