Telegrafi

Epidemia sezonale e gripit merr shumë jetë

Gripi është një sëmundje infektuese virusale e traktit respirator me potencial të madh epidemik, që shfaqet rrallë, por në intervale të caktuara kohore (10 deri moshën 40- vjeçare) shfaqet në formë pandemike.

Në Evropë gripi shfaqet më shumë gjatë periudhës së ftohtë kohore, duke prekur pothuajse të gjitha vendet dhe duke zgjatur rreth katër muaj. Përhapjen e viruseve e ndihmon edhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, mungesa e ajrit të freskët dhe ngjashëm.

Pasi të jeni prekur nga virusi, shfaqen simptoma si dhimbjet në fyt, kollë e thatë, hunda e bllokuar, ethe dhe temperaturë deri 40°C, pastaj dhimbje në muskuj dhe nyja, kokëdhimbje, humbje të oreksit dhe plogështi. Gripi pa komplikime zgjat 7-10 ditë. /Telegrafi/