Ministria e Shëndetësisë informon se numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar nën moshën 14 vjeç me vaksinën MRP që nga fillimi i epidemisë së fruthit në të gjithë vendin arrin në 34.214. Prej tyre, 16.333 fëmijë janë vaksinuar në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa 17.881 fëmijë janë vaksinuar në pjesën tjetër të vendit.
Që nga fillimi i epidemisë në dhjetor 2018, janë aplikuar 6.108 doza vaksina shtesë, më shumë se 60 përqind u jepen profesionistëve të kujdesit shëndetësor, studentëve dhe nxënësve të shkollave mjekësore, ndërsa pjesa e ngelur janë për kontakte dhe persona mbi 14 vjeç.
Në javën e kaluar, janë paraqitur gjithsej 7 raste, 5 prej tyre u klasifikuan si fruthi. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura, 4 janë nga Shkupi dhe një është nga Kumanova./Telegrafi/