Dhuratat e festave të fundvitit kanë filluar në Epic Games Store dhe lojtarët e PC-ve që do të mund të shtojnë në galerinë e tyre një sërë videolojërash.
Dhurata e parë që pritet të jetë e disponueshme deri më 19 dhjetor është Destiny 2: Legacy Collection, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për koleksionin prej tre zgjerimesh për videolojërat e famshme The Witch Queen, Beyond Light dhe Shadowkeep, të cilat kushtojnë rreth 60 euro në total.
Studioja Bungie, që qëndron pas kësaj videoloje është në një situatë të palakmueshme – ata pushuan nga puna shumë punëtorë dhe zgjerimi i radhës është shtyrë për në vitin 2024.
Nëse ata nuk mund të tërhiqen nga problemet financiare, Sony mund të marrë kontrollin e tyre.
Kur Sony bleu Bungie në vitin 2022, u tha se ata nuk po i marrin përsipër, por do ta lënë Bungie të marrë vendime të pavarura dhe të funksionojë si të dojë, por kjo mund të ndryshojë nëse studioja vazhdon të funksionojë me humbje. /Telegrafi/