Telegrafi

EPA 2010 mbahet në Prishtinë

Kështu është vendosur nga EPA pas takimit të sivjetmë të kësaj organizate të mbajtur në Insbruk të Austrisë.

Nikoqir dhe njëherësh kryetar i EPA për vitin 2010 është emëruar Prof. Dr. Agim Islami.
Kjo ngjarje e një rëndësie të veçantë për Stomatologjinë kosovare, por edhe për Kosovën në përgjithësi, është ngjarja e parë e këtij niveli që do të organizohet në Republikën e Kosovës.

EPA 2010 organizohet nga Shoqata e Protetikës së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë. /Telegrafi/