Enzo Zidane i është bashkuar ekipit të parë të Real Madridit.
Kapiteni i skuadrës së dytë të Los Blancos ishte pjesë e stërvitjeve me ekipin e parë të ‘mbretërve’.
Bashkë me djalin e trajnerit Zinedine Zidane në stërvitje ishin edhe Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marcelo.
E gjithë kjo pasi që trajneri francez kishte mungesa të lojtarëve, ku 12 futbollistë të skuadrës madrilene gjenden në detyrë me kombëtaret e tyre për ndeshjet miqësore apo kualifikuese për botërorin 2018. /Telegrafi/