Telegrafi

Enzo Fernandez kërkon falje për fjalët raciste ndaj francezëve, thotë se u rrëmbye nga euforia

Enzo Fernandez ka kërkuar falje pasi regjistroi veten duke kënduar një këngë raciste që synonte lojtarët me ngjyrë të Francës pas fitores së Argjentinës në Copa America.

Mesfushori i Chelseat bëri bujën mbrëmjen e së martës, pasi publikoi një video me motive raciste.

Video e postuar nga Fernandez nuk u prit mirë nga askush, me kombëtaren franceze që reagoi e më vonë edhe futbollistët francez të Bluve.

Lexo po ashtu Enzo Fernandez poston videon duke kënduar këngë raciste ndaj Mbappes dhe ekipit të Francës

Pas kësaj, mesfushori argjentinas shfrytëzoi profilin e tij privat në Instagram, për të kërkuar falje.

“Dua të kërkoj falje sinqerisht për një video të postuar në faqen time gjatë festimeve të Kombëtares”.

“Kënga përfshin një gjuhë shumë fyese dhe nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këto fjalë”.

“Unë qëndroj kundër diskriminimit në të gjitha format dhe kërkoj falje që jam kapur në euforinë e festimeve tona të Copa America”.

“Ajo video, ai moment, ato fjalë, nuk pasqyrojnë bindjet apo karakterin tim. Më vjen vërtet keq”, shkroi Fernandez. /Telegrafi/