Site icon Telegrafi

Enzima që ndalon kancerin

Në një hulumtim nën mbikëqyrje të shoqatës britanike “Cancer Research UK”, me anë të kombinimit të disa metodave dhe modelimit, është krijuar modeli tredimensional interaktiv i enzimës ‘protein kinaza B’ (PKB).

PKB është rregulluesi kryesor i rrugëve sinjalizuese të cilat përcaktojnë sjelljen e qelizave. Gabimet në këtë rrugë krijojnë mundësitë për zhvillimin kancerit, kështu që vjen deri te aktivizimi i tepruar i kësaj enzime.

Ekspertët pohojnë se zbulimi, i cili shpjegon se si kjo enzimë vepron, do të krijojë ide në kuptimin e mekanizmit të protein kinazës B dhe në zhvillimin e terapive të reja të cilat do ta kenë shënjestër bllokimin e kësaj enzime.

Exit mobile version