Telegrafi

Enxhi Nasufi emocionon me rrëfimin për divorcin e prindërve – i bën bashkë pas 20 vitesh në skenën e DWTS

Foto: Screenshot/YouTube

Në spektaklin e fundit të “Dancing With the Stars”, konkurrentët e këtij kompeticioni rrëfyen momente të vështira të jetës së tyre.

Në mesin e kësaj ishte edhe prezantuesja e këngëtarja nga Shqipëria, Enxhi Nasufi.

Ajo ka folur për divorcin e prindërve, përjetimet e saj dhe faktin se janë bërë bashkë pas 20 vjetësh për ta parë të bijën në skenë.

“Kam pasur divorcin e mamit e babit dy herë. Ngjarje të caktuara në moshë aq të vogël të shkaktojnë vështirësi. Zënkat, të bërtiturat, sot nuk i duroj dot zhurmat. E kam ndjerë mungesën e babait. Ndonjëherë mërzitem kur më thonë je si çun. Mua më është dashur të jem si çun. Me vetëdijen time i kam falur. Me konsistencën time nuk i kam vënë askujt faj”, u shpreh fillimisht ajo në storien prekëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enxhi Nasufi

“Mendoj që prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm me fëmijët. Fëmijët i kuptojnë të gjitha, gjërat mbeten në mendje dhe në trup. Sa punë i duhet atij fëmijë të procesojë plagë të prindërve.
Është hera e parë që i bën “DWTS” bashkë. I kujtoj vetes sime fëmijë se si ia kam dalë, mund të jem krenare për veten time. Këtë këngën ia dedikoj edhe njerëzve që kanë qenë pjesë të jetë sime dhe më kanë dhenë mësime për jetën. Performanca ime shkon përtej vetes sime. Këtë dua, ta kem misionin përtej vetes. Ka njerëz që kanë shumë më shumë vështirësi, shumë sfida dhe shumë plagë dhe ata e dinë se sa dhembin, sa kohë duan të shërohen”, theksoi mes tjerash ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Enxhi gjatë këtij rrëfimi mes tjerash tha: “Ne vendosim mburoja për të mos na u dëmtuar shpirti. Sfida më e madhe është mos ta humbasësh njeriun brenda teje. Unë nuk i vë faj prindërve. Unë mamin e babin i dua pafund. Jam e lumtur dhe krenare dhe unë kam shumë dashuri brenda vetes”.

Historia e Enxhit emocionoi të gjithë, e posaçërisht skena, kur prindërit e saj u panë bashkë për ta ndjekur të bijën pas 20 viteve. /Telegrafi/