Një pjesë të historisë së Kosovës të viteve 1980-90, grafisti Enver Rakovica e ka përthekuar në ekspozitën “Magma” që u hap në galerinë “Adasanat” të Stambollit.
Rakovica, i cili ka përfunduar studimet për dizajn grafik në Universitetin e Prishtinës më 1987, në klasën e Shyqri Nimanit, ka thënë se një pjesë e veprave të ekspozitës datojnë nga vitet 1989-1996.
Për këtë ekspozitë, kuratori Memet Gureli ka thënë:
“Me Enver Rakovicen jam njoftuar në fillim të viteve të 1990, gjate provimit tim përfundimtar. Ky takim do të kthehet në një miqësi të vërtet që do të shkojë përtej vetëm miqësisë profesionale. Përshtypjet e mia të para për Enverin kishin lidhje me precizitetin e tij si dhe disiplinën në punë. Pa mëdyshje, kjo ishte rezultat i edukimit të mirëfilltë profesional që e kishte fituar në Prishtinë, Zagreb dhe Beograd dhe kjo disiplinë mund të vërehej tek ai në pune dhe në krijimtari. T’ia shtojmë kësaj edhe precizitetin e dispozitës se tij se mund të shihej që i kishte të gjitha kualitetet e artistit krijues. Gjatë dy viteve që punonim se bashkë në të njëjtin atelie, ne kemi përjetuar një periudhe të frytshme, me mua duke gravituar tek gravuret e Enverit dhe Enveri edhe me shumë duke e bërë më të llojllojshme serien e tij serigrafike. Kjo periudhë ishte eksperience e vlefshme dhe shumë produktive për në të dytë.
Pas kësaj kohe, proceset e dhunshme filluan ne Jugosllavi, në zemër te Evropës, gjë që e ka vënë atë dhe familjen e tij në rrethana të vështira. Kjo periudhë e luftës e ndal veprimtarinë tij dhe Rakovica u detyrua të kaloj shumë vite larg punës artistike.
Enver Rakovica përdor gjuhe plastike të bazuar në abstrakt në pothuajse të gjithë punën e tij – me disa përjashtime. Edhe pse është e mundshme të shihen imazhe të drujve, imazhe kulturore, kode arkaike si dhe tekstura arkitektonike të detajeve të përfshira në kompozicionet e tij të hershme, ne tani shohim më shumë koncentrim në ngjyra dhe harmoni. Ai zgjedh tekstura dhe rezolucione të fuqishme. Derisa në punën e tij të mëhershme ka përdorur vetëm teknika serigrafike, në seritë e fundit shohim se ai po kalon tek një metode e përzier e se përpiqet të krijojë më shumë efekte të teksturuara të reliefit”. /Telegrafi/