Telegrafi

Enver Petrovci me rol kryesor në “Gomarët e kufirit”

Një burim ka thënë për telegrafi.com se në këtë film pritet që të luajnë edhe aktorët, Veton Osmani dhe Bislim Muçaj.

Ndërkohë, produksioni filmik, “Film Mission”, i cili do të xhirojë këtë film pritet të mbajë edhe një audicion për të pranuar aktorë të rinj për të luajtur në film. Audicioni do të mbahet ditën e hënë.

Në këtë film flitet për moskrijimin e kufijve, pra për një botë pa kufij, të lirë dhe demokratike.