Telegrafi

Enver Hoxhaj zëvendëson Bedri Hamzën, zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Enver Hoxhaj është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës, i cili u zgjodh kryetar i Mitrovicës.

Me 80 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, ai është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, deputetin, Enver Hoxhaj.

“Propozoj deputetin, profesor Enver Hoxhaj për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Tahiri. /Telegrafi/