Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video përmbledhëse nga tubimet dhe takimet e tij gjatë fushatës zgjedhore.
Në një postim në Facebook, ai ka shprehur falënderim për mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët në çdo cep të vendit.
“Me mirënjohje për çdo dorë të shtrënguar, çdo fjalë mbështetëse dhe çdo hap së bashku! Voto #PDK131 #Hoxhaj4.”, ka shkruar Hoxhaj, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit qytetar në ditën e zgjedhjeve.
Videoja e publikuar sjell momente nga takimet me qytetarët, atmosferën entuziaste të fushatës dhe vizionin e Hoxhajt për të ardhmen e Kosovës.