Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, po bën një fushatë politike ndryshe nga ajo siç jemi parë të shohim deri më tani.
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka nisur fushatën e tij me moton ‘Dorë më dorë’, duke takuar qytetarë në rrugë dhe vende publike në komuna të ndryshme të Kosovës.
Në videon e fundit të publikuar në Facebook, Hoxhaj shfaqet në Prishtinë duke biseduar me qytetarë të shumtë, të cilët i kanë shprehur përkrahjen e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka theksuar rëndësinë e këtij kontakti të drejtpërdrejtë me njerëzit.
Kjo strategji e tij fushatore po e bën atë të dallojë në garën elektorale, ndërsa angazhimi i tij në terren po përcillet me mbështetje të madhe nga qytetarët.
Në ditët në vijim, ai pritet të vazhdojë takimet edhe në komuna të tjera të vendit. /Telegrafi/