Site icon Telegrafi

Enver Hoxhaj ia zbulon një sekret Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, jo pak ishte kritikuar se kishte ngritur çështjen e Trepçës në Beograd.

Por, ai, më shumë se njëherë, kishte dhënë shpjegimin se këtë çështje e përmendi për faktin se në portalet e Serbisë vazhdimisht shihte tituj me; “Trepça, Trepça, Trepça”.

Por, një tjetër shpjegim për përmendjen e Trepçës nga Edi Rama, e ka dhënë në Zona e Debatit, Enver Hoxhaj, ministër i Jashtëm i Kosovës.

Ai ka pranuar se ka pasur një bisedë paraprake mes palës kosovar dhe kryeministrit Rama për Trepçën.

Hoxhaj këtë e ka thënë duke argumentuar se akordohen dhe kanë komunikim ditor me Shqipërinë – madje të shkëlqyeshëm.

Duke folur, përsëri, për vizitën e Ramës në Beograd, Hoxhaj tha se “koordinim ka pasur, ka dhe do të ketë”.

“Natyrisht”.

“Kosova është shtet dhe i pavarur, por koordinimi me Shqipërinë është ditor dhe i shkëlqyeshëm”.

Gjithsesi, ministri kosovar e pranoi se ka pasur një shqetësim për “shpejtësinë me të cilën po lëvizë Shqipëria me Beogradin”. /klankosova/

Exit mobile version