Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj e ka quajtur lajm të madh anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ai, ka përgëzuar deputeten Vjosa Osmani si dhe të tjerët për prezantimin në Washington.
Postimi i plotë i Enver Hoxhajt në Twitter:
“Lajm i madh! Kosova është bërë anëtare e Bordit të Rrjetit Global Parlamentar për tre vjetët e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj përmes Twitter. Përgëzime Vjosa Osmanit dhe ekipit të deputetëve të Kosovës për prezantimin në Washington dhe për këtë të arritur të madhe, pavarësisht garës së fortë”./Telegrafi/