Viti i ri ka nisur me viktima në shtetin turk.
Të paktën 35 persona, mesin e tyre një polic, kanë humbur jetën në një sulm në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes llogarisë personale në Twitter i ka shprehur ngushëllimet Turqisë duke dënuar sulmin.
“Fuqishëm e dënojmë sulmin në Stamboll. Ngushëllimet e thella për popullin dhe qeverinë turke”, ka shkruar Hoxhaj.
Gjithashtu të paktën edhe 40 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në klub e natës “Reina”, në zonën e Ortakoy. /Telegrafi/
Strongly condemn the attack in #Istanbul. Deepest condolences to the people and gov of #Turkey @MevlutCavusoglu
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) January 1, 2017