Anglia do të jetë nikoqir i Kosovës në përballjen për kualifikimet në Euro 2020 që do të zhvillohet nesër (10 shtator).
Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit A, do të filloj nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.
Por, entuziazmi i trajnerit të ‘Dardanëve’, Bernard Challandes, para ndeshjes që e fituam 2-1 ndaj Republikës Çeke, i ka befasuar mediat angleze.
Metro.uk, Mirror.com dhe BBC Sport, kanë marrë sekuenca nga konferenca e trajnerit zviceran para përballjes me çekët dhe duket se janë të befasuar me fjalët e tij.
Mediat në Angli raportojnë se Kosova do të jetë testi kryesor i ‘Tre Luanëve’, mirëpo natyrisht se këta të fundit janë favorit. /Telegrafi/
https://twitter.com/BBCSport/status/1171070043700047872
We’d like to hear more from the Kosovo manager, please 🇽🇰 pic.twitter.com/WLvPtkAijE
— Mirror Football (@MirrorFootball) September 9, 2019