Interi fitoi me rezultat 5-0 në Serie A ndaj Chievos dhe kështu mori primatin në kampionatin elitar italian.
Tifozët e klubit zikaltër kanë festuar si të çmendur pas këtij triumfi.
Një nga më meritorët për këtë sukses është trajneri Luciano Spalletti, i cili ka arritur të krijojë një skuadër jo vetëm për Ligën e Kampionëve, por edhe për titull.
Pas ndeshjes ndaj Chievos, teksa tekniku italian ishte duke u kthyer në shtëpi me taksi, shumë tifozë i dolën para dhe e ndaluan.
Spalletti doli bëri fotografi me tifozë dhe shpërndau autografe.
Ndeshja e ardhshme e skuadrën nga Milano është ndaj Juventusit. /Telegrafi/