Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), gjatë vitit 2016, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 1037 ndërtime të egra, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas llojit, 203 objekte janë për banim, 174 objekte shtesa anësore objektesh, mbindërtime dhe përshtatje, 111 janë objekte afariste, 107 garazhe, 168 gardhe, 8 shkallë, 26 teraca, 10 teraca vere, 87 streha, 36 objekte kohore, si edhe 107 objekte ndihmëse.
97.6% e këtyre ndërtimeve të egra janë në pronësi private./Telegrafi/