Site icon Telegrafi

Enti shtetëror për statistika: Norma e papunësisë është 24,5%

Edhe përkundër ndikimit të krizës politike ndaj ekonomisë, statistika tregon se masat aktive dhe politikat afatgjate ekonomike, kanë ndikim pozitiv në tregun e punës. Enti shtetëror për statistika sot ka publikuar se vazhdon prirja e uljes së papunësisë. Që kur në vitin 2015, norma e papunësisë shënoi rënie në deri 26,1%, në tremujorin e parë, ajo u zvogëlua në 24,5%, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri i të papunësuarve në tremujorin e parë është 231.386 persona, ndërsa numri i të punësuarve 714.435 persona me normë të punësimit prej 42,6 për qind. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 697.248 persona, ose 60,1% janë meshkuj, ndërsa 39,9 për qind janë femra. Në mesin e të papunësuarve përqindja më e madhe janë meshkuj 66,3, ndërsa femra janë 33,7 për qind.

Sipas moshës më së shumti të papunët janë të moshës prej 25 dhe 49 vjet. Numri më i madh i të papunëve janë me arsim të mesëm, edhe atë 106.732, me shkollë fillore 57.793, me arsim sipëror 42.956, me shkollim të mesëm trevjeçar 15.793, me arsim të papërfunduar fillor 3859, me shkollë të lartë 2.276 dhe pa arsim 1.908 persona.

Statistika tregon se më së shumti punëson industria e përpunimit, 136.381 persona, sektori bujqësor 120.921 persona dhe tregtia 101.422 persona./Telegrafi/

Exit mobile version