Kryesisht, shfryëzuesit e shërbimeve të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) janë të kënaqur. Kështu thonë anketat e deritanishme të kryera më 2009, 2012 dhe 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zv. drejtori Dejan Stankov bën të ditur se është ridizajnuar faqja e internetit e ESHS-së për të qenë më e qartë për qasje në të. Anketa e radhës parashihet të jetë më 20 janar, kurse ndryshime në faqen e internetit planifikohen të bëhen në vitin 2018.
Pyetësorët për ESHS-ë u janë dërguar bashkësisë afariste, studentëve, mediave, kurse vlerësimi i partneritetit të Sistemit kombëtar të statistikave do të bëhet nga 13 e deri më 17 shkurt, nga ana e ekspertëve-vlerësuesve të Eurostat./Telegrafi/