Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) do t’i përmirësojë kapacitetet për përparimin dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian në sferën e statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë qëllim do të angazhohen ekspertë italian dhe slloven dhe ndihmë teknike nga këto vende. Kjo do të realizohet përmes twinning projektit ”Mbështetje të Entit Shtetëror për Statistika për ndërtimin e kapaciteteve dhe përparimin në përputhshmërinë me standardet e BE-së” që ka filluar në tetorin e kaluar dhe do të zgjatë deri në maj të vitit 2018.
Projekti ka vlerë prej 742.105 euro, 95% nga të cilat janë siguruar nga BE-ja, kurse 5% nga entet shtetërore statistikore italiane dhe sllovene./Telegrafi/