Site icon Telegrafi

Enti Shtetëror për Statistika ka analizuar bujqësinë, tregtinë dhe turizmin në Maqedoni

Anlizë strukturore të pronave bujqësore, shkrim të kapaciteteve në tregti dhe mikëpritjen, anketë për turistët e huaj dhe anketë për vizituesit e huaj në kalimet kufitare, janë hetimet statistikore që janë bërë gjatë vitit 2016 nga Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezultatet e këtyre analizave, siç njoftuan nga (ESHS) do të shpallen në gjysmën e parë të vitit 2017.

“Më 30 janar do të dalin të dhënat e pronave bujqësore, më 14 shkurt kapacitetet tregtare dhe mikpritja, ndërsa në prill do t’i publikojmë rezultatet e anketave nga turizmi”, deklaroi zv.drejtori i ESHS, Dejan Stankov.

Statistikat e vitit të kaluar treguan se web faqja e ESHS në ditë vizitohet 800 herë, ndërsa numri i përgjithshëm i vizituesve në web faqe është 1,1 milionë./Telegrafi/

Exit mobile version