Site icon Telegrafi

Enti Hidro-Biologjik: Nuk ka ndotje të liqenit të Ohrit nga nafta

Në lidhje me shqetësimët për shfaqjen e ndotjes së ujit në liqenin e Ohrit, që shkaktoi reagime të shumta të OJQ-ve, së fundmi Enti Hidro-Biologjik në Ohër ka dalë me një sqarim zyrtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij Enti, njolla e yndyrshme që është hasur për disa ditë mer adhë në liqenin e Ohrit, në afërsi të shëtitores, nuk është shkaktuar nga nafta, por nga kalbja e mbetjeve bimore, të cilat uji i ka bartur jashtë.

Lexo po ashtu Vazhdon katastrofa ekologjike në Liqenin e Ohrit

“Nuk bëhet fjalë për njolla të naftës në Liqenin e Ohrit as për materie të yndyrshme, por për mbetje të bimëve, pjesë nga algat, që gjatë zbërthimit e humbin ngjyrën e gjelbër dhe marrin ngjyrë kafe në të verdhë” thonë nga Enti Hidro-Biologjik.

Ky konstatim vjen pas analizave të bëra të këtij Enti./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjendje alarmante me liqenin e Ohrit (Foto)
Exit mobile version