Honda ka shpërndarë edhe një imazh, të makinës së re elektrike
Në Frankfurt Auto Show që është zhvilluar para dy vitesh, Honda e prezantoi Urban EV Concept, që është pëlqyer aq shumë, sa që i është dhënë drita e gjelbër për prodhim, transmeton Telegrafi.
Gjatë muajit të kaluar, prodhuesi japonez e shpërndau një fotografi, që e tregon eksterierin e këtij EV që do ta shohim në këtë edicion të Geneva Motor Show.
Kësaj radhe është prezantuar enterieri i makinës, që është shumë modern, i thjeshtë dhe me teknologji të lartë. Çfarë bie më së shumti në sy, është ekrani gjigant i ndjeshëm në prejkje, që duket se do t’i kryejë shumicën e funksioneve.
Për dallim prej konceptit që është prezantuar më parë, timni ka pësuar shumë ndryshime dhe nuk ngjanë me më atë sikur të vitit 1970.
Ende nuk dihet nëse kjo Honda, që pritet të ketë autonomi prej 350, do ta mbajë emrin Urban EV, apo të ketë ndonjë emër tjetër. /Telegrafi/