Modeli Panamera që lansohet në fillim të vitit të ardhshëm, pritet t’i ketë dy karakteristika të ndryshme: përformancën e një veture të vërtetë sportive dhe luksin e një salloni.
Madje, gjenerata e dytë e kësaj makine nga Porsche, pritet të jetë një makinë ikonë e modeleve klasike.
Mirëpo, prodhuesi gjerman i ka publikuar deri më tani, vetëm disa fotografi zyrtare, pasi rodhën në internet disa pamje të paautorizuara, transmeton Telegrafi.
Për të mbajtur publikun në pritje të vazhdueshme, zyrtaret gjigantit automobilistik, e kanë treguar edhe brendësinë e kësaj super-makine.
Pos timonit dhe pjesës së përparme që ka ngjyrë të zezë, e tërë pjesa tjetër është e mbuluar nga lëkura me ngjyrë të bardhë.
Hapësira e bollshme dhe luksi i nivelit të lartë, i japin shoferit dhe katër pasagjerëve të tjetër shumë rehati. /Telegrafi/